Kukësi fiton falë një “perle” të Taipit kundër Laçit (VIDEO)
Kukësi rikthehet te fitorja duke mundur Laçin në shtëpi pas plot 6 javësh. Verilidorët mposhtën kurbinasit minimalisht 1-0 falë një golit Gjelbrim Taipi në pjesën e parë për të marrë fitoren e katërt sezonale në kampionat.
Në minutat e para Laçi ishte më kërkues, teksa e gjeti golin me Shkurtajn, por sistemi VAR u ndërpreu festën bardhezinjve. Më pas Kukësi ishte më i rrezikshëm duke zhbllokuar dhe ndeshjen në minutën të 33-të me anë Gjelbrim Taipit. Kapiteni ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke mposhtur Dajsinanin.
Në pjesën e dytë, Shkurtaj ishte i pafat, pasi në të 60-ën goditja e tij u ndal nga shtylla. Vetëm dy minuta më vonë ishte Spahiu që u ndal nga Halimi.
Kukësi menaxhoi avantazhin, duke marrë 3 pikët që bëjnë që të ngjitet në vendine 8 me 15 pikë.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

