Kukësi i shkakton një humbje të papritur Tiranës, Bylis mund Kastriotin (VIDEO)
Tirana bën një tjetër ndalesë në Kategorinë Supeirore, duke pësuar një humbje 2-0 në transfertën ndaj Kukësit. Skuadra verilindore, realizoi nga një gol në çdo pjesë, duke e ruajtur rrjetën të paprekur. Në minutën 35-të, në zhvillimet e një goditjeje këndi, Oppong shtyn topin me kokë drejt rrjetës.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendësve, që e gjetën edhe golin e sigurisë, me anë të Bytyqit, që realizoi me kokë në minutën e 58-të. Tashmë Kukësi nga mbijetesa synon një vend në zonën evropiane.
Ndërkohë përplasja e mbijetesës mes Bylisit dhe Kastriotit, e zhvilluar në “Adush Muça”, u mbyll me fitoren minimale të vendësve falë golit të shënuar nga Doi në minutën e 75-të. Kastrioti me këtë disfatë mbetet në vendin e fundit me 19 pikë, ndërsa Bylis mban vendin e shtatë me 23 pikë.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

