Kukësi merr fitoren e parë në Superiore, Egnatia dhe Kastrioti bëjnë “paqe”

Kukësi më në fund ka arritur që të marrë fitoren e parë për këtë sezon duke triumfuar minimialisht 1-0 në transfertën ndaj Laçit. Trajneri i ri Enkeleid Dobi ia doli me sukses në takimin e dytë në krye të skuadrës së Kukësit.

Gioli i vetëm do të vinte në minutën e 20-të, kur Barbosa do të gjente rrugën drejt rrjetës dhe i dha avantazhin ekipit të tij. Nga ana e Laçit tentua në disa raste për të gjetur barazimin, por nuk ia dolën deri në fund të gjenin barazimin.

Kurbinasit renditen në vend të fund të Superiores me 3 pikë, ndërsa Kukësi ngjitet në vend të tetë me 5 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër këtë të shtunë është zhvilluar edhe takimi Egnatia-Kastrioti, e cila u mbyll me barazimin 0-0. Të dyja skuadrat tentuan në disa raste për të gjetur golin, por nuk u konkretizua asnjë rast.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?