Kukësi merr vendimin drastik për fatin e Armando Cungut

Armando Cungu nuk do të jetë më trajneri i Kukësit. Pas dy humbjeve radhazi, me Tiranën dhe Teutën, dhe me Partizanin që vazhdon të thellojë diferencën, trajneri Cungu nuk do të jetë më trajner i verilindorëve. Pas ndeshjeve aspak të kënaqshme dhe pas pikëve të humbura javë pas jave, që po e largojnë me vendin e parë, shkodrani Cungu është shkarkuar nga drejtuesit e klubit kuksian.

Drejtuesit e klubit verilindor kanë menduar menjëherë për zëvendësuesin e tij, teksa mund të jetë një mes Ramadan Ndreut dhe Shpëtim Duro. Ky i fundit duket edhe më i favorizuar duke parë edhe eksperiencën e tij në Kategorinë Superiore, ku ka bërë mjaft mirë me Partizanin dhe Flamurtarin edhe pse pa fituar trofe. Gjithsesi, ende asgjë nuk është konfirmuar nga klubi, i cili për moemtnin nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare.

Shkarkimi i Cungut ishte i paralajmëruar, pasi Gjici kishte vendosur ultimatum pas humbjes ndaj Tiranës, që u pasua me një tjetër disfatë të rëndë të premten në mbrëmje ndaj ekipit durrsak. Në 22 ndeshje në krye të Kukësit, tekniku Cungu arriti 11 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje. Ndërkohë, që pas merkatos së janarit, verilindorët kishin arritur 2 humbje, 1 barazim dhe vetëm 1 fitore, duke mos bindur në lojë dhe në rezultate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri i njohur shkodran kishte shprehur pakënaqësi jo në pak raste se blerjet e reja kishin shërbyer jo mirë për ekipin e tij, duke e detyruar që të ndryshonin skemat, pasi sipas tij ata ende nuk ishin të gatshëm për të luajtur.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?