Kukësi Miqësore me “rivalët” e Europa League

Kukësi do të zhvillojë të mërkurën një ndeshje miqësore me Neftci Baku të Azerbaxhanit një test i paracaktuar prej ditësh rastësisht shumë i nevojshëm për nën kampionët e Shqipërisë. Kukësi do të luajë në turin e parë të Europa Ligës kundër Torpedos së Bejllorusisë dhe nëse rast se kualifikohet në këtë tur, veriorët do të luajnë pikërisht ndaj azerëve të cilët këtë vit zunë vendin e tretë në kampionatin e tyre pas Karabakut dhe Interit. Kukësi ka bërë një paraqitje më të mirë se sa pritej në kampingun austriak duke qene se kanë humbur vetëm 2-1 me skuadrën Botosani por fituan 3-1 me MTK Budapest. Në kampin verior janë rritur ndjeshëm shpresat për të kaluar një tur duke qenë se nga burimet paraprake forca e bjellorusëve nuk është për tu frikësuar. Kukësi merr pjesë për të tretën herë në Europa Ligë. Në sezonin parë shkuan gjeri në turin e katërt duke vendosur rekord në futbollin shqiptar, ndërsa verën e shkuar u eliminuan në turin e parë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?