Kukësi mund me vuajtje Bylis-in, Flamurtari i merr pikë Luftëtarit
Janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 13-të në Kategorinë Superiore. Kukësi fitoi 2-1 ndaj Bylisit, ndërsa Flamurtari mori një pikë pa me shumë vlerë ndaj Luftëtarit për 1-1. Skuadra e Shpëtim Duros nuk kishte asnjë rezultat tjetër në dispozicion.
Abazaj realizoi golin e parë, teksa mori një top të mirë nga Musolli dhe me një goditje të fortë e pushoi në rrjetë. Kur u mendua se pjesa e parë do të mbyllej në avantazh, Guindo i prishi festën me një gol me kokë. Sulmuesi gjuajti saktë brenda zonës dhe barazoi 1-1. Pjesa e dytë ishte më e luftuar me verilindorët që kërcënuan më shumë portën e Hidit.
Cilësia e lojtarëve të Kukësit doli në pah në minutën e 73-të, ku pas një kombinimi të bukur mes Abazajt, Shkurtajt dhe Rrocës, ky i fundit e detyroi Hidin ta nxirrte për herë të dytë topin nga rrjeta.
Ndeshja mes Flamurtarit dhe Luftëtarit përfundoi me rezultatin 1-1. Në fakt, bluzinjtë flirtuan me fitoren, madje mund të thuhet se humbën 2 pikë në këtë transfertë, pasi goli që solli baraspeshën në shifra u shënua në kohën shtesë nga Nikaj, që pak para se të mbyllej takimi u ndëshkua me karton të kuq
KOHA JONË SONDAZH

