Kukësi mund mes polemikash Partizanin dhe merr kryesimin e kampionatit (VIDEO)
Kukësi ka arritur që të dalë fitues në super duelin e javës së 19-të ndaj Partizanit. Në “Air Albania Stadium”, mes 4,500 të pranishmëve skuadra verilindore arriti të triumfonte 1-0.
Të dyja skuadrat provuan që të zhbllokonin ndeshjen në pjesën e parë, por Hoxha dhe portieri Xhika ishin në një mbrëmje mjaft të mirë. Fraksioni i dytë ndërkohë do të sillte më shumë emocione.
Kukësi shtron presionin dhe arrin që të gjejë golin në minutën e 67-ë. Pas një aksioni të bukur, Kristal Abazaj lëshon një godite të lehtë, teksa për arbitrin topi e kishte kaluar vijën.
Abazaj më pas do të trondiste shtyllën në një goditje dënimi, teksa skuadra e Duros ishte më e artë në lojën e saj. Me këtë fitore, Kukësi rimerr kryesimin e kampionatit me 35 pikë, një më shumë se Tirana. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

