Kukësi nis “arratinë” në Superiore, fiton edhe në Shkodër

Kukësi vijon shkëputjen në krye të renditjes së Kategorisë Superiore. Skuadra e Shpëtim Duros ka arritur një fitore shumë të rëndësishme 2-1 në transfertën ndaj Vllaznisë.

Skuadra verilindore arriti që të zhbllokonte rezultatin që në minutën e 9-të me Rrocën, i cili arriti që t’i shmangej mjaft mirë portierit Sherri dhe më pas ta dërgonte topin në rrjetë. Kukësi gjeti golin e dytë në minutën e 50-të, duke hipotekuar fitoren.

Vllaznia u përpoq të të reagonte duke rihapur ndeshjen me Kymin në minutën e 74-t. Kukësi ruajti avantazhin deri në fund, duke marrë kryesimin me 30 pikë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?