Kukësi përgatitje për Legia Varshavë, portës i bsshkohet Ilion Lika

Ilion Lika është përforcimi më i fundit i klubit të Kukësit. Nën-kampionët e Shqipërisë kanë shtuar rradhët me portierin 35-vjecar i cili pasi përfundoi eksperiencën te Flamurtari, në sezonin e ri do të jetë pjesë e verilindorëve. Ilion Lika ishte pranishëm në stërvitjen e kësaj të marte që Kukësi zhvilloi në stadiumin "Qemal Stafa" në prag të ndeshjes së parë ndaj polakeve të Legias së Varshavës. Ish portieri i Flamurtarit dhe Tiranës është federuar nga klubi i Kukësit edhe për dy ndeshjet e turit të tretë kualifikues të Europa League ndaj Legias dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Marcelo Troisi, i cili tashmë duhet të zgjedhë se kush do të luajë titullar mes Likës dhe moldavit Dimitri Stazhilla.

Në momentin që do të përfundojë pezullimin 6-mujor që ka marrë nga komisioni i Etikës portieri 35-vjecar do të jetë i gatshëm për Kukësin edhe në kampionat dhe duke patur parasysh faktin që në ndeshjet e Kategorisë Superiore lejohen të luajnë vetëm 4 futbollistë të huaj mund të jetë Lika portieri titullar i nënkampionëve të Shqipërisë në sezonin e ri. Në stërvitjen e fundit të zhvilluar në "Qemal Stafa" trajneri Marcelo Troisi i kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, përfshirë këtu edhe sulmuesin brazilian Matues Lima  i cili është afruar në ekip për të zëvendësuar kroatin Pero Pejic në dy ndeshjet ndaj skuadrës polake dhe nëse i bind drejtuesit me paraqitjet e tij ndaj Legias mund të qëndrojë gjatë gjithë sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?