Kukësi rigjen fitoren dhe fundos Kamzën, Kastrioti “paqe” me Laçin

Kukësi rikthehet te fitoret në Kategorinë Superiore. Pas dy humbjeve radhazi ndaj Tiranës dhe Teutës, skuadra verilindore ka arritur që të marrë një sukses 3-2 ndaj Kamzës në duelin e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Në minutën e 10-të, Kukësi gjeti golin e avantazhit me Vasil Shkurtajn, për të cilin është goli i parë me fanellën e verilindorëve. Ish-sulmuesi i Luftëtarit shfrytëzoi më së miri një top të gjatë nga Dzaria dhe arriti të depërtojë deri në zonë duke mposhtur portierin Avdyli. 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, Fukui gjeti golin e barazimit, pasi goditja e tij, nuk arriti që të ndalet nga portieri Frashëri, që e priti brenda kuadratit.

Cungu bën menjëherë një ndryshim në fillimin e pjesës së dytë duke hedhur në fushë Valdet Ramën. Ish-futbollisti i kombëtares ja shpërblen besimin që në aksionin e parë duke gjetur menjëherë rrugën e rrjetës. E njëjta gjë do të ndodhte edhe me Rrocën, i cili shëmoi në minutën e 60-të, teksa kishte vetëm 4 minuta në fushë. Kamza ngushtoi shifrat me Martinenën, por nuk arritën që të merrnin pikë ndaj Kukësit. Ekipi i Cungut me këtë sukses mban vendon e dytë me 41 pikë, 8 më pak se Partizani, ndërkohë që Kamza mban vendin e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjen tjetër Kastrioti ka barazuar 1-1 ndaj Laçit. Kurbinasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 10-të, por në fillimin e pjesës së dytë krutanët vendosën baraspeshën me Shehun. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?