Kukësi shkatërron Teutën dhe afrohet -4 me Tiranën, Skënderbeu thyen Vllazninë

Kukësi arriti që të merret një fitore të thellë 3-0 ndaj ekipit më në formë të Superiores, Teutës. Limaj zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 5-të, ndërkohë që më pas Cooper do të realizonte dy gola. Në pjesën e dytë, Musolli shpërdoroi një penallti.

Durrsakët e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë pas kartonëve të kuq të marrë nga Aleksi dhe Beqja. Nuk shpëtoi as Kukësi, që e mbylli me 10 pas daljes me karton të kuq të Krasniqit. Tashmë skuadra verilindore është 4 pikë larg nga Tirana kryesuese.

Skënderbeut mundi me rezultatin 2-1 Vllazninë falë një goli të shënuar në fundin e takimit nga shkodrani 22-vjeçar Pusi. Grii kaloi në avantazh korçarët në minutën e 10-të, ndërsa Krymi barazoi përkohësisht për shkodranët në të 73-ën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?