Kukësi tjetër lëvizje, zyrtarizon largimin e portierit kosovar

Krahas trajnerit Kukësi ka bërë shumë lëvizje në merkato si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Ditën e sotme është zyrtarizuar largimi i tretë, pas Shkurtajt dhe Krasniqit.

Bëhet fjalë për portierin Ilir Avdyli. Ky i fundit duket se ka dalë jashtë planeve të verilindorëve me afrimin e 20-vjeçarit  Angelo Tafas, i dalë nga akademia e AEK-ut në Greqi.

Kujtojmë se në radhët e skuadrës kuksiane është edhe portieri titullar, Dashamir Xhika, i marrë nga Partizani sezonin e kaluar prej Shpëtim Duros.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Portieri Ilir Avdyli nuk është më pjesë e skuadrës sonë. 30-vjeçari nga Kosova i ka përfunduar kontrata me mbarimin e sezonit dhe palët kanë shtrënguar duart. Kukësi i uron Avdylit suksese në të ardhmen dhe e falënderon për kontributin e dhënë”, shkruhet në deklaratën e klubit verilindor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?