Kukësi zyrtarizon afrimin e portierit nga ekipi i SPAL

Kukësi nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e janarit. Skuadra verilindore ditën e sotme ka zyrtarizuar afrimin e portierit Maurice Gomis.

Bëhet fjalë për një portier 21-vjeçar, italo-senegalez, i cili është në pronësi të SPAL-it në Serinë A, aty ku luan një nga vëllezërit e tij, Alfred. Gomis pati eksperiencën më të tmerrshme të jetës, sepse në shtator u përfshi në një aksident rrugor ku mbeti i vdekur shoferi, punonjës i stafit drejtues të Sirakuzës.  Vetë Maurice ishte me fat, plagë të lehta dhe vetëm 20 ditë pushim absolut.

21-vjeçari është afrimi i fundit në ekipin e Kukësit ,pas zyrtarizimeve të Rroca, Shkurtaj, Xhemaili,Teqja dhe Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?