Kumbulla te Napoli? Agjenti i tij qartëson gjithçka për të ardhmen e shkodranit
Marash Kumbulla po zhvillon një sezon fantastik në Seria A, edhe pse në javët e fundit nuk është aktivizuar për shkak të një dëmtimi. Forma e mirë e tij ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të njohura.
Agjenti i tij, Gianni Vitali ka dhënë një intervistë për “Radio Kiss Kiss” duke folur për të ardhmen e mbrojtësit shkodran, i cili në orët e fundit është i lidhur me një kalim tek Napoli.
“Po luan mjaft mirë te Verona, skuadra po bën një kampionat të shkëlqyer, edhe Kumbulla ka luajtur mjaft mirë para dëmtimit. Kam dëgjuar zëra për një interesim të Napolit. Ai është një futbollist i ri i ditëlindjes 200 dhe është normale që skuadrat e mëdha të interesohen për të.
E njoh qytetin e Napolit, pasi kam kaluar tri vite fantastike. Interesimi i shumë skuadrave na jep kënaqësi. Roli? Për karakteristikat, mund të luaj si në të djathtë, qendër dhe në të majtë të mbrojtjes, është mësuar me vendosjen me 4, ose në qendër apo djathtas me tri mbrojtës.
Guintoli (agjenti i Napolit)? Nuk kam pasur kontakte me të për Mara Kumbulla-n. Ai është një djalosh i ri, por edhe një profesionist i jashtëzakonshëm”, deklaroi agjenti i mbrojtësit 19-vjeçar.
Kumbulla ka përfunduar edhe në radarin e Juventusit, Interit dhe Lazios, të cilat janë skuadrat e tjera që kanë gati ofertat konkrete për ta transferuar në verën e ardhshme. Gjithsesi Kumbulla është i përqendruar për momentin vetëm te rikuperimi nga dëmtimi, teksa edhe kolegët e tij kanë bërë mjaft mirë gjatë periudhës që nuk është aktivizuar. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

