Kupa e Italisë, Juve e afron më 20 maj, e pakënaqur Lacio
Finalja e Berlinit që do të luhet më 6 qershor i ka prishur shumë planet e Lacios për finalen e Kupës së Italisë, kjo sepse ka ndryshuar edhe data. Finalja e Kupës së Italisë nuk do të luhet me 7 qershor, por më 20 maj. Kjo do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme për Lacion, që synon të marrë trofeun e parë për këtë sezon, ndërkohë që katër ditë pas kësaj finale do të të luajë derbin ndaj Romës. Dy ndeshje shumë të rëndësishme për sezonin e lacialëve që duken shumë të pakënaqur nga kjo datë e vendosur nga federata italiane. Kalendari nuk është shumë i favorshëm as për Juven që do të luajë dy sfida me Interin dhe Napolin, por që nuk kanë shumë ndikim në sezonin e bardhezinjve, pasi titulli është siguruar. Presidenti i Lacios, Lotito ka bërë kërkesën në federatë që ndeshja ndaj Romës të shtyhet për më 25 ose 26 maj. Mbetet të konfirmohet nëse kërkesa e tyre do të merret parasysh
KOHA JONË SONDAZH

