Kupa e Shqipërisë/ Sot luhen dy duelet e fundit për të zbuluar ekipet çerekfinaliste

Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit të raundit përkatës të Kupës së Shqipërisë, nga të cilat dy prej tyre do të shkojnë në çerekfinale.

Në orën 13:00, Vllaznia do të ndeshet me Bylisin në “Loro Boriçi” dhe vendasit shihen si favorit në këtë sfidë pasi edhe ndeshjen e parë ata fituan 2-0.

Një tjetër sfidë interesante është ajo ndërmjet Teutës dhe Erzenit që do të zhvillohet në orën 16:00. Ndeshja e parë midis këtyre dy ekipeve përfundoi me rezultatin 1-1, pra gjithçka mbetet e hapur për një biletë në çerekfinale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy ekipet që kalojnë sot në çerekfinale, do t’i bashkohen gjashtë të tjerave që janë Tirana, Partizani, Laçi, Kastrioti, Kukësi dhe Egnatia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?