Kuvendi voton ligjin për sponsorizimet e sportit në Kosovë
Pas seancës së jashtëzakonshëm e mbajtur gjatë paradites të së enjtes, Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro Ligjit për Sponsorizime në sport, rini dhe kulturë, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
Në këtë seancë morën pjesë 75 deputetë, 73 prej të cilëve votuan pro, dy abstenuan dhe asnjë votë nuk ishte kundër. Menjëherë pas këtij votimi, i cili gëzoi shumë sportistë dhe trajnerë që ishin prezentë në Kuvendin e Kosovës në cilësinë e mysafirëve, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nga sot nis një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët dhe artistët.
Pas tij edhe Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi pas votimit të Ligjit për tatim mbi të ardhurat në Korporata se tashmë fillon një etapë e re shpresëdhënëse për fuqizimin e sportit në Kosovë.
Shefi i ekzekutivit e përgëzoi Kuvendin që me votën e tij tha se e fuqizoi sportin dhe i jep krahë sukseseve kulmore të sportistëve tanë, të cilët po ecin gjurmëve të Majlinda Kelmendit, duke e ngritur lart imazhin e vendit.
KOHA JONË SONDAZH

