Ky është formacioni më i shtrenjtë nga merkato deri më tani
Kanë kaluar shumë pak ditë nga starti zyrtar i merkatos, por disa skuadra të mëdha europiane kanë bërë investime të mëdha duke rrëmbyer disa nga yjet më të kërkuar. Real Madrid padyshim ka qenë skuadra më aktive, pasi ka arritur të shpenzojë gati 200 milionë euro me transferimit e Eden Hazard, Ferland Mendy dhe Luka Jovic.
Pas tyre qëndron Atletico që investoi 126 milionë euro vetëm për të rrëmbyer super talentin portugez, Joao Felix. Nuk qëndrojnë pas as emra të tjerë të njohur si Frenkie de Jong, Aaron Ëan-Bissaka dhe Tanguy Ndombele që kanë ndryshuar ekip.
Më poshtë po ju sjellim formacionin më të shtrenjtë nga lëvizjet në merkato deri më tani:
Jasper Cillessen – £31m
Nga Barcelona te Valencia

Aaron Wan-Bissaka – £50m
Nga Crystal Palace te Manchester United

Lucas Hernandez – £68m
Nga Atletico Madrid te Bayern Munich

Eder Militao – £45m
Nga Porto te Real Madrid

Ferland Mendy – £49m
Nga Lyon te Real Madrid

Rodri – £63m
Nga Atletico Madrid te Manchester City

Frenkie de Jong – £65m
Nga Ajax te Barcelona

Tanguy Ndombele – £65m
Nga Lyon te Tottenham Hotspur

Joao Felix – £114m
Nga Benfica te Atletico Madrid

Luka Jovic – £62m
Nga Eintracht Frankfurt te Real Madrid

Eden Hazard – £150m
Nga Chelsea te Real Madrid


KOHA JONË SONDAZH

