Ky është super formacioni që mund të blihet falas këtë verë
Nga dje ka nisur zyrtarisht merkato e verës, teksa skuadrat kanë të drejtë për të bërë nënshkrime të ndryshme. Shumë futbollistë ndërkohë kanë mbyllur kontratat me ekipet e tyre dhe kanë të drejtë për të firmosur me një ekip të ri, pa pasur nevojën për të bërë negociata me ish-klubin.
Në formacionin e lojtarëve të lirë, Juventusi është shumë pranë një tjetër transferimi, portierit Buffon. Në mbrojtje Dani Alves ka mbyllur kontratën me PSG dhe po kërkon një destinacion të ri, ndërkohë që edhe Cahill së bashku me Vermaelen, janë qendërmbrojtësit e lirë. Në krahun e majtë spikat Felipe Luis, ndërkohë që në mesfushë nuk mungojnë yjet, ku Ander Herrea, Ben Arfa dhe Sturridge janë zgjedhje ideale.
Në sulm ndërkohë më të spikaturit janë Robben dhe Ribery nga krahët, si dhe Mario Balotelli në majën e repartit të avancuar. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

