Laci mund me një penallti të dyshimtë Partizanin, Kastrioti fiton duelin e mbijetesës (VIDEO)
Laçi a fituar minimalisht ndaj Partizanit 1-0 në një ndeshje që prodhoi shumë polemika. Skuadra kurbinase shënoi në minutën e 12-të, me gol të Shtubinës, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Kjo e fundit u shkaktua nga Atanda, i cili në përpjekje për të ndalur sulmuesin e kurbinasve, Elvi Berisha, shkakton faull, edhe pse sic shihet nga pamjet nisi jashtë zonës. Partizani hidhet në sulm pas pësimit të golit, por nuk arrin të jetë konkret në finalizim.
Kastrioti fiton finalen e mbijetesës kundër Kamzës me rezultatin 0-1. Ekipi krutan ka fituar në sajë një goli të shënuar nga Ersil Ymeraj. Shkodrani realizoi në minutën e 93-të të sfidës duke i dhënë ekipit të tij 3 pikë të arta në luftën për mbijetesë.

KOHA JONË SONDAZH

