Laçi mund me “poker” Luftëtarin dhe merr kreun e Superiores, Bylis ngec në Vlorë

Laçi merr kryesimin e Kategorisë Superiore. Skuadra kurbinase ka fituar me lehtësi 4-0 ndaj Luftëtarit, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë me 25 pikë, po aq sa edhe Partizanit. Ekipi i Cungut arriti që të zhbllokonte rezultatin që në minutën e 17-të me Xhixhën, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën e gjirokastriteve. Në fundin e pjesës së parë, Nëabueze nuk falë brenda zonës duke arritur që të shënojë golin e 14-t në këtë sezon. Në pjesën e dytë do të ishte braziliani Teco që do të shkëlqente me dy gola duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikë shumë të rëndësishme.

 

Bylis shpërdoroi një mundësi të mirë për të rimarrë kreun e renditjes, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në Vlorë përballë Flamurtarit vendas. Vlonjatët e nisën më mirë takimin dhe arritën të kalojnë në avantazh që në minutën e 17-të, kur një krosim i saktë i Ardit Hoxhës gjeti Sukajn të lirë në zonë dhe sulmuesi shkodran nuk e pati të vështirë të shtyjë topin në rrjetën e portës së Hidit. Dovedan ndërhyri menjëherë duke larguarmesfushorin Ujka, për të hedhur në fushë një sulmues si Celis, por vlonjatët ishin rreshtuar mirë në prapavijë dhe linin pak hapësira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat e fundit të pjesës së parë Guindo dribloi edhe gardianin vlonjat, për të shënuar golin e barazimit. Edhe në fillim të pjesës së dytë ishte sërish ai që do të bëhej protagonist duke realizuar golin e dytë personal. Flamurtari nuk u dorëzua, teksa 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt,mesfushori Bajram Nebihi mposhti për herë të dytë Hidin dhe riktheu baraspeshën.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?