Laçi “presion” Kukësit e Partizanit, Skënderbeu shans për “arratisje”
Kukësi nëse nuk është dorëzuar në garë për titull, pavarësisht largimit të trajnerit Artim Shaqiri, do të kërkojë nesër medoemos fitoren ndaj Apolonisë me trajnerin e ri serb, por fierakët kërkojnë mbijetesën dhe fitoren e shohin si shans të artë duke qenë se Teuta viziton Korçën dhe përballet me Skënderbeun që mban kreun dhe vështirë ta dorëzojë më atë. Laçi pret këtë javë Flamurtarin dhe nisur nga ndeshjet e Kukësit e Partizanit, mund të kërcënojë pozitat e këtyre të fundit, duke i vënë edhe më në presion për të mos toleruar kundërshtarët. Tiranës i duhet medoemos fitorja të hënën në derbi, për të qenë në garë deri në fund për titull, ndërsa në Pogradec Elbasani dhe Vllaznia luajnë një ndeshja për statistike, sepse të dyja këto skuadra kanë dalë nga objektivat.
Kategoria Superiore – Nesër
Elbasani-Vllaznia 14:00
Kukësi-Apolonia 16:00
Laçi-Flamurtari 16:00
Skënderbeu-Teuta 19:00
4 maj
Partizani -Tirana 20:45
Klasifikimi
Skënderbeu 69
Tirana 66
Kukësi 63
Partizani 63
Laçi 57
Flamurtari 38
Vllaznia 34
Teuta 26
Apolonia 22
Elbasani 13
KOHA JONË SONDAZH

