FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Laçi shkatërron Flamurtarin dhe merr vendin e katërt në renditje

Laçi është rikthyer në rrugën e fitoreve në Kategorinë Superiore. Skuadra kurbinase ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Flamurtarit, duke u ngjitur në vendin e katërt me 22 pikë.

 

Pas një pjese të parë me pak raste shënimi, në fillimin e së dytës, Laçi gjeti golin e avantazhit me Shehun. Në minutën e 58-të, vendasit fituan një 11-metërsh, që do të kthehej në gol nga Nwaubueze, i cili nuk falë nga pika e bardhë duke mposhtur Moçkën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas 7 minuta nga fundit, Braziliani Teco arriti që të realizonte edhe golin e tretë, të cilin ja dedikoi të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?