FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lacio fitore me aromë Championsi, përmbys Udinezen (VIDEO)

Ndalesa e Romës dhe Interit është shfrytëzuar më së miri nga Lacio. Bardhekaltrit kanë fituar me përmbysje 2-1 ndaj Udinezes, duke u ngjitur në vendin e tretë, me pikë të njëjta me Romën.

Ndeshja nisi në tatëpjetë për Lacion, që e pa veten në disavantazh që në minutën e 13-të. Lazanja shënoi një gol shumë të bukur me kokë, pas një pasimi të Larsen. Reagimi i Lacios vjen në minutën e 27-të me Imobilen, që është një vrasës brenda zonës së rreptësisë. Lacio nuk ndalet me kaq, pasi pas 10 minutash do të shënonin dhe golin e dytë me Luis Alberton.

Bardhekaltrit do të administronin fitoren deri në fund, duke qenë në zonën Champions për momentin. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?