FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajm tronditës 1 ditë para Botërorit, lirohen 104 huliganë të dënuar (FOTO LAJM)

Mbi 100 huliganë të rrezikshëm mund të ndjekin nga pranë Botërorin në Rusi, pasi u ka përfunduar dënimi. Lajmi i bujshëm jepet nga “The Sun”, teksa mes tyre është edhe huligani, Artyom Koluzayev, 22 vjeç, i cili ishte pezulluar për t’u futur në stadium pasi i ishin konfiskuar më parë pajisje eksplozive dhe piroteknike.

Nga 656 huliganë që ishin në listën e zezë ruse në maj, Koluzayev është një prej 104 vetave që tashmë do ta kenë të lejuar të jenë të pranishëm në ndeshjet e turneut që nis të enjten.

Mes ultrasve të tjerë të “liruar” janë edhe tifozë të Zenitit, Spartakut dhe Lokomotivës së Moskës, të gjithë të dënuar për sjellje të dhunshme dhe zjarrëvënie të qëllimshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?