Lamtumirë PSG! Sulmuesi i jep fund në merkaton e verës

E ardhmja e Edinson Cavanit është vendosur tanimë.
Sulmuesit uruguajan i skadon kontrata me Paris Saint Germain në fundin e sezonit aktual dhe largimi nuk diskutohet tashmë. Lajmin e bën të ditur gazeta “France Football”, që pohon se lojtari nuk ka ndërmend të rinovojë me kampionët e Ligue 1.
Kjo e detyruar edhe për shkak të minutazhit të pakët dhe prezencës së Mauro Icardit në ekip. Pikërisht kjo, e shtyn akoma dhe më shumë PSG-në që të heq dorë nga Cavani dhe të mos i vendos në tryezë një kontratë të re.
Shumë skuadra janë vënë në garë për shërbimet e tij, ku bie në sy interesi i Napolit dhe Juventusit. Megjithatë, në garë pritet të futen edhe skuadra kineze apo dhe të MLS.
KOHA JONË SONDAZH

