Largimi i Benitez nga Napoli, Laurentiis në Madrid për Unai Emery
Edhe pse Napoli nuk do të marrë pjesë në Uefa Champions League sezonin tjetër, presidenti Aurelio De Laurentis nuk heq dorë nga objektivi i tij numër 1 për stolin që është trajneri aktual i Sevillas Unai Emery. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane numri 1 i klubit të kaltër në orët e ardhshme pritet të udhëtojë në Madrid me synimin për të bindur teknikun 43-vjecar të marrë drejtimin e Napolit. De Laurentis pritet ti vendosë në pjatë një kontratë 3-vjecare ish trajnerit të Almerias, Valencias dhe Spartakut të Moskës por që Unai Emery të heqë dorë nga Championsi duhet që më parë presidenti i Napolit ti paraqesë një projekt serioz.
Kontakti i parë mes palëve ka qenë javën e kaluar kur drejtuesit e Napolit biseduan nga afër me menaxherit e trajnerit spanjoll Quillon, që mbron gjithashtu edhe interesat e Rafa Benitez dhe Pepe Reinas. Por për shkak të finales së Europa League bisedimet mes palëve ngrinë për të vazhduar sërish këtë javë. Shanset që Emery të pasojë Benitezin duke marrë drejtimin e Napolit janë 50 me 50. De Luarentis beson se me 43-vjecarin në krye skuadra e tij do të dijë të ringrihet pas një sezoni të dështuar ku nuk arriti të kualifikohej dot as në Uefa Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

