Largimi i trajnerit Gega, reagon klubi i Partizanit
Partizani dhe trajneri Skënder Gega vendosën me konsensus që të ndërprisnin bashkëpunimin mes tyre, për shkaqe të panjohura.
Vetëm pak minuta më parë, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i partizanit, nëpërmjet një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, ku thekson se “divorci” mes tyre ndodhi për arsye personale të trajnerit.
Deklarata e plotë e Partizanit:
Klubi i Futbollit Partizani falenderon trajnerin Skënder Gega për arritjen e fitimit të titullit të 16 Kampion të Shqipërisë, i cili u rikthye në shtëpi pas 26 vitesh. Trajneri Gega ka një meritë të padiskutueshme në arritjen e këtij suksesi fantastik. Falë kontributit, punës, sakrificës, përkushtimit dhe disiplinës, Gega arriti të krijonte një grup triumfues, duke fituar respektin e lojtarëve, stafit drejtuesve dhe tifozëve të shumtë të Partizanit.
Klubi saktëson se për arsyet e tij personale, trajneri Gega ka vendosur të ndërpresë me mirkuptim kontratën mes dy palëve, për të mos vijuar të jetë në drejtimin e ekipit edhe në sezonin e ardhshëm.
Presidenti Gazment Demi dhe Drejtori Olsi Rama dëshirojnë të falënderojnë trajnerin Skënder Gega, i cili pas suksesit si lojtar, arriti ti dhuroj klubit një tjetër trofe kampioni edhe si trajner i Partizanit. Klubi falënderon trajnerin Skënder Gega për emocionet dhe performancën e shkëlqyer që ekipi regjistroi në drejtim e tij.
KOHA JONË SONDAZH

