FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Largimi i Zizu, Real Madrid “sfidon” Chelsea për Sarrin

Pistë e re për trajnerin e Napolit, Maurizio Sarrin. Sipas asaj që shkruajnë mediat iberike, Reali i Madridit është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e teknikut italian.

Një lëvizje që vjen menjëherë pas “të zezës mbi të bardhë” të Maurizio Pochettino që rinovoi kontratën e tij me Tottenham Hotspur.

Ish-tekniku i Napolit është ende në kontratë me italianët, por presidenti Aurelio De Laurentiis është i hapur për negociata, edhe nëse klauzola prej 8 milionë euro ka skaduar tashmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stoli i Realit të Madridit është i lirë, pasi Zinedine Zidane dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave, duke lënë “vakand” pankinën e Realit të Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?