Largimin e Mesit nga Barça e “sponsorizon” “Adidas”?

E bujshme në Spanjë! Nëse Lionel Mesi dëshiron të largohet nga Barcelona, edhe pse ditët e fundit ka garantuar se jo, plani i tij do të jetë shumë i lehtë për t’u realizuar. Sponsori i tij kryesor, “Adidas”, do të kujdeset për këtë. Gazetarët Hordi Borda dhe Ksavi Kampos nga Radio “Katalonja” kanë zbuluar se rreth 70% të mbështetësve të Mesit duan që ai të veshë fanellën me logon e “Nike”-s, meqë fanella e Barcelonës nga viti i ardhshëm do të jetë me logon e kompanisë në fjalë. Por, meqë Mesi sponsorizohet nga “Adidas”, kjo e fundit do t’i garantojë atij pagën në klubin e ardhshëm në formë “kompensimi”, nëse ai vendos të largohet nga Katalonja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?