Lazaro: Conte të “merr shpirtin”, Perisic po më ndihmon si përkthyes
“Conte na bën që të punojmë në maksimum. Është vetëm dita e dytë, por po shohim metodat e tij të punës dhe i ndiejmë në këmbët tona”. I sapo ardhuri Valentino Lazaro, ka treguar impresionet e para nga grumbullimi i Interit në Lugano.
“Ndjehem shumë mirë, pak i lodhur sepse po punojmë shumë, pritja ishte e jashtëzakonshme, të gjithë po më ndihmojnë, tashmë po mësoj pak italishtë, Perisic po më ndihmon si përkthyes.
Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe kam filluar këtë aventurë të re. Të gjithë shokët janë fantastikë, ka një atmosferë të mrekullueshme dhe po punojmë shumë. Ndeshja e parë? Do të jetë e veçantë të veshësh fanellën e Interit për herë të parë,, mezi po pres që të zbres në fushë”, ka thënë Lazaro për televizionin e zikaltërve. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

