Lazio fiton ndaj Napolit falë “Superman”-it Strakosha dhe një gafe të Ospinës, 11 fitore radhazi (VIDEO)

Lazio vijon momentin fantastik në Seria A duke arritur fitoren e 11-të radhazi në kampionat. Skuadra e Inzaghit triumfoi me shumë vështirësi 1-0 ndaj Napoli, në një ndeshje spektakolare të portierit Strakosha, i cili shpëtoi në disa raste skuadrën e tij nga gola të sigurt.

Portieri i Kombëtares sonë bëri dy pritje shumë të bukura ndaj Insignes në pjesën e dytë, me pritje të një niveli shumë të lart. Një ndeshje fantastike edhe për Hysajn, i cili shpëtoi ekipin e tij nga një gol i sigurt pas një goditje të Luis Albertos.

Lazio do të realizonte golin e vetëm 8 minuta nga fundit.  Ospina gabon rëndë duke mos larguar topin dhe i dhënë mundësinë Immobiles që të godasë, ndërkohë që në fund është Di Lorenzo që në përpjekje për ta larguar topin e dërgon në rrjetën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?