Lazio kthehet në makth për Juventusin, fiton Superkupën e Italisë (VIDEO)

Lazio kthehet në makth për Juventusin. Pasi i mundën në kampionat, skuadra bardhekaltër ka arritur që të fitojë 3-1 edhe në Superkupën e Italisë.

Në minutën e 17-të, Lulic pas një aksioni të bukur në krahun e majtë pason në zonë, atje ku Luis Alberto e ka të thjeshtë për të shënuar. Juventusi arriti që të reagonte në fundin e pjesës së parë. Cristiano Ronaldo provoi me një goditja që do të ndalej nga Strakosha dhe më pas do të shtyhej në rrjetë nga Dybala.

Në pjesën e dytë, Lazio me kalimin e minutave merr kontrollin e ndeshjes, duke qenë më të rrezikshëm. Në minutën e 73-të, pas një krosimi nga krahu i djathtë, Lulic është në kohën dhe në vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus kërkoi golin e barazimit, por Lazio, ashtu si në kampionat shënon sërish në minutën e 5-të shtesë, me një super gol të shënuar nga Cataldi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?