FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lazio mund me “poker” Cremonese-n sfidon Napolin në çerekfinale (VIDEO)

Lazio ka respektuar pritshmëritë duke u kualifikuar me lehtësi për në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Bardhekaltrit mundën 4-0 Cremonese-n, teksa Strakosha u la pushim nga trajneri Inzaghi.

Patric zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 10-të, ndërkohë që Parolo do të dyfishonte në minutën e 26-të pas dy aksioneve të ardhura nga krahu i majtë.

Në pjesën e dytë, Ciro Immobile do të shënonte nga pika e bardhë, por te Lazio do të kishte kohë edhe për golin e Bastos 1 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Në çerekfinale Lazio do të sfidojë Napolin e Hysajt.  /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?