Lazio në Champions, e pavendosur ardhmja e Canës dhe Berishës

Mbyllet Seria A, me Lazion në Champions. Një fund sezoni i çmendur për Lazion dhe kapitenin e kombëtares sonë Lorik Cana. Edhe pse nuk luajti asnjë minutë në sfidën përmbyllëse të sezonit, ndaj Napulit, që i siguroi pjesëmarrjen në Champions skuadrës së kryeqytetit italian, mbrojtësi 32-vjeçar ka qenë një nga protagonistët e skuadrës së Piolit në këtë arritje shumë të rëndësishme.

“Kjo ishte një çmenduri, e pakta që mund të themi,” – u shpreh Cana për mediat italiane.  “Erdhëm në Napoli për të luajtur gjithçka! Fillimisht ishin shumë afër kualifikimit në Ligën e Kampioneve, por edhe shumë afër për ta humbur vendin e tretë. Duke pasur parasysh se luanim në transfertë, ndaj një rivali direkt për vendin e tretë, mendoj se e merituam për të përfunduar në podium. Ishte një arritje e madhe për ekipin”.

Momenti i çlirimit erdhi kur i gjithë stoli i Lazios pushtoi fushën pas golit të Onazit që e çoi rezultatin në 2-3, rreth 5 minuta para përfundimit të takimit. Për Canën ky ishte një reagim i ligjshëm, pasi presioni ishte shumë i madh. – “Në Romë kishim shumë presion për rezultatet e ekipit. Kur punon gjithë vitin dhe merr një kënaqësi të tillë, ky është një lehtësim për të gjithë:për  ata që luajnë dhe ata që nuk luajnë, pra tifozët, – shtoi më tej futbollisti shqiptar.  

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditët e fundit është folur për një mundësi transferimi të kapitenit të kombëtares shqiptare në Bundesligë, por pjesëmarrja e Lazios në Champions, teksa i duhet të kalojë fazën “Play-off””, mund të bëjë që Loriku të qëndrojë në Romë. –  “Kam edhe një vit kontratë me Lazion. Se ç’është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, unë e di mirë. Pra, për të ardhmen time, do të shohim. Do të diskutoj me drejtuesit e klubit dhe do të marrim një vendim të gjithë së bashku. Jam i sigurt se do të gjejmë zgjidhjen më të mirë, “- e mbyll deklaratën e tij kapiteni kuqezi!”. Edhe më e komplikuar duket e ardhmja e portierit Etrit Berisha.  Nëse ky i fundit do të ketë një vend garant, ndonëse Lazios i duhet shërbimi i tij qoftë edhe në stol, numri një i portës kuqezi do të kërkojë divorcin për të pasur më tepër hapësira në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?