FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lazio, pas festës së Champions Igli Tare shtrohet në spital

Probleme shëndetësore për Drejtorin Sportiv të Lazios, Igli Tare. Pak orë pas festimeve të zgjatura për vendin e tretë që siguron kualifikimin në Champions League, ish sulmuesi shqiptar është detyruar të shtrohet në klinikën Paidea të Romës pasi u diagnostikua me pneumoni. Paidea është një prej klinikave më të specializuara të Romës ku prej vitesh ndiqen edhe rastet e dëmtimeve të lojtarëve të skuadrës bardhekaltër.

Pas shtrimit në repartin e terapisë intensive, Tare u kurua me antibiotikë dhe pas stabilizimit të gjendjes doli nga klinika. Sipas mediave pranë klubit italian, drejtuesi i lartë shqiptar i Lazios u transferua në banesën e tij ku do të qëndrojë disa ditë për t’u kuruar plotësisht. Kualifikimi i Lazios në fazën paraeliminatore të UEFA Champions League është një nga arritjet më të mëdha të këtij klubi që prej emërimit të Igli Tares në postin e Drejtorit Sportiv dhe gjatë ditëve të fundit ecuria pozitive e Lazios në Serie A ka bërë që mediat e vendit fqinjë t’ia adresojnë një pjesë të meritës edhe ish sulmuesit të Kombëtares Shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?