Lazio përmbysje spektakolare në shtesë, tani 3 pikë larg nga Juve dhe Inter (VIDEO)
Lazio ka arritur një fitore të çmendur 2-1 ndaj Cagliarit, me dy gola të shënuar në harkun e 5 minutave në kohën shtesë. Vendasit meritonin më shumë për atë që dhanë në fushë, por fati nuk ishte me ta.
Sardët kaluan të parët në avantazh Simeone, që në minutën e 8-të, me një goditje të bukur në zonë, duke lënë të shtangur portierin Strakosha. Vendasit kishin mundësi të tjera të mira për të shënuar, por portieri shqiptar ishte në një mbrëmje fantastike duke bërë një ndërhyrje spektakolare ndaj Nainggolan.
Simeone shpërdoroi mundësi të tjera shënimi, që do t’i kushtonin në fund vendasve, pasi Lazio gjeti golin e barazimit në minutën e 3-të shtesë me Luis Alberton, ndërkohë që në minutën e 8-të shtesë Caicedo shënoi edhe golin e fitores. Në fundin e ndeshjes kishte jo pak polemika për zgjatjen e lojës së arbitrit përtej 7 minutave shtesë, ndërkohë që tashmë gjenden 3 pikë larg nga Juve dhe Inter. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

