Lebron James “fluturon”, Cavaliers fitojnë ndaj Bulls

Lebron James udhëhoqi Cleveland Cavaliers në gjysmëfinalen e pestë të Konferencës së Lindjes drejt fitores 106-101 ndaj Chicago Bulls. Në ndeshjen e pestë të serisë, ylli i Cavs shënoi 38 pikë përpara publikut të Ohio duke fituar dhe sfidën personale me Derrick Rose, që e mbylli takimin me vetëm 16 pikë të shënuara. Bulls e nisën më mirë takimin duke marrë kryesimin në 22-17 në fillimin e lojës, por Cleveland arriti të shkonte në pushim në epërsi të një pikë. Në periodën e dytë, vendasit përfituan për të thelluar më tej rezultatin, me Lebron James që shënoi 12 pikë në këtë fraksion për epërsinë 54-44 të Cavs.

Irving, që e mbylli takimin me 25 pikë, coi shifrat në 60-52 pesë minuta nga fillimi i periodës së tretë. Një tjetër goditje e saktë për tre e James mbajti përpara Cleveland 77-68. Bulls u afruan në 80-71, ndërkohë që në pjesën e fundit të lojës u detyruan të luanin dhe pa Taj Gibson, që u ndëshkua nga gjyqtari pas goditjes së Matthew Dellavedova.  Epërsia 90-73 I dha Cavs qetësinë e nevojshme për të menaxhuar rezultatin, por Bulls nuk u dorëzuan duke u afruar deri në 101-99. Gjithsesi Cavs ruajtën epërsinë duke fituar në fund me një +5 që i jep njëkohsisht dhe avantazhin në seri me rezultatin 3-2, ndërkohë që ndeshja e gjashtë do të luhet tashmë në Chicago.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?