FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Legjenda e Interit komenton çështjen “Icardi”: Në Gjermani tallen me …

Legjenda gjermane, Andreas Brehme ka folur për çështjen më delikate që po kalon Interi.

Ish-lojtari zikaltër tha se në Gjermani të gjithë qeshin me këtë histori e cila sipas tij ka lindur për shkak të bashkëshortes së Icardii, Wanda Narës.

“Në Gjermani qeshin me situata të tilla. Unë nuk mund ta kuptojë Icardin, pasi është një lojtar shumë i fortë. Ai do me çdo kusht të mbajë shiritin e kapitenit, që për të është më mirë mos të jetë kapiteni i skuadrës”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse trajneri dhe klubi ka marrë një vendim, Icardi mund të jetë më i qetë. Në Gjemani të gjithë qeshin me këtë histori. Gazetat po shkruajnë me tone negative për Interin, si dhe për faktin që gjithçka ka lindur për shkak të një femre Wanda Narës”, përfundoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?