Lerda me ide të qarta: Dua një Partizan sulmues me skemën 4-3-3

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, në një intervistë për SuperSport foli për përgatitjet e deritanishme të të kuqve para përplasjes së dyfishtë me Qarabagun në Champions.

“Jam i bindur se kjo skuadër do të ketë vazhdimësi. Si presidenti dhe drejtori më kanë prekur telat e duhur për të pranuar. Një sfidë në një klub të rëndësishëm që kërkon vazhdimësi pas shumë vitesh pa fituar.

Kam pasur mundësi t’i njihja djemtë. Disa i kisha parë por tani kam mendim tjetër. Kemi punuar nga ana fizike dhe kemi dy ndeshje të rëndësishme. Nuk jemi niveli top, pasi kemi ndeshje të vështira, por kemi besim të plotë se do të bëjmë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moduli i lojës? Le të themi se 4-3-3 e kam preferuar për futbollistët që kam. Do të vazhdojmë kështu dhe dua të shoh skuadër sulmuese. Duhet ta përgatisim mirë ndeshjen, duke studiuar kundërshtarin dhe të jemi gati kur sulmojmë, e të mbrojmë si duhet portën tonë”, deklaroi strategu italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?