FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lerda: Tirana e meritoi fitoren, duhet të analizojmë me vëmendje gabimet

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda është shfaqur i zhgënjyer pas humbjes ndaj Tiranës, duke u shprehur se skuadra e tij bëri shumë gabime, duke i dhënë mundësinë rivalëve që të kishin më shumë rrezikshmëri.

“Vlen pak nëse humb pas 6, dy apo 10 vitesh, pasi ishte një humbje në derbi, që djeg shumë. Tani duhet të analizojmë me vëmendje gabimet që bëmë dhe të dimë të ringrihemi menjëherë. Ne kemi një skuadër të plotë, me shumë lojtarë dhe e pashë të arsyeshme që të luaja në këtë mënyrë.

Do të bëja të njëjtat zgjedhje, pasi ishim të kondicionuar nga disa mungesa të rëndësishme në mesin e fushës. Megjithatë unë mendoj se të gjithë që luajtën, përtej problematikave të përgjithshme, u paraqitën mirë dhe justifikuan besimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk luajmë ne trajnerët, por lojtarët. Ne thjesht përgatisim ndeshjet dhe Tirana u shfaq më kërkuese, duke e merituar fitoren. Ishte një ndeshje për barazim, por dhuruam golin e parë, ndërsa më vonë shpërdoruam një mundësi të mirë shënimi, derisa erdhëm në fund, ku edhe pësuam golin”, deklaroi Lerda.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?