Leverkusen-Juventus, Sarri luan me një formacion eksperimental

Juventus do të zbresë sonte në mbrëmje në fushë për të luajtur sfidën e fundit ndaj Leverkusenit, që nga ana tjetër ka ende shpresa për kualifikim me një ndalesë të Atleticos ndaj Lokomotivës. Sarri ka vendosur që të hedhë në fushë një formacion me shumë lojtarë që kanë luajtur pak këtë sezon.

Buffon do të luajë në Champions për herë të parë këtë sezon, në mbrojtje ka hapësira për Demiral dhe Ruganin në qendër, De Sciglio në të majtë. Cuadrado është spostuar në mesfushë, ndërkohë që do të luajë edhe Rabiot nga minuta e parë. Ronaldo dhe Higuain do të formojnë dyshen e sulmit të mbështetur nga Bernandeschi.

Në krahun tjetër Havertz do të udhëheq skuadrën gjermane, të përkrahur nga Aranguiz dhe Bellarabi. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?