Leverkuseni trondit Bayernin, ndalet edhe Dortmundi në Frankfurt (VIDEO)
Bundesliga vijon të bëhet gjithnjë e më spektakolare. Bayern Munich dhe Dortmund vazhdojnë duelin në distancë për të arritur drejt titullin kampion, por në javën e 20-të, asnjë prej tyre nuk ka mundur që të fitojë.
Skuadra bavareze është mundur 2-1 në transfertën ndaj Bayern Leverkusen. Ekipi i drejtuar nga Niko Kovac kaloi e para në avantazh në minutën e 41-të me Leon Goretzka-n, i cili realizoi me kokë. Gjithsesi reagimi i “Aspirinave” do të vinte menjëherë në pjesën e dytë me Bailey, i cili shënoi një super gol në minutën e 53-të nga goditja e dënimit.
10 minuta më pas Kevin Volland realizoi golin e avantazhit pas një kundërsulmi të shpejtë. Bayerni u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit, por 3 minuta nga fundit Leverkuseni goditi sërish me kundërsulm duke shënuar edhe golin e tretë me Alarion.
Borussia Dortmund nuk ka shfrytëzuar këtë rast për t’u shkëputur më shumë, teksa ka barazuar 1-1 ndaj Frankfurtit në transfertë. Kapiteni Reus do të shënonte golin e avantazhit në minutën e 22-të, por reagimi i vendasve erdhi me Jovic në minutën e 37-të. Verdhezinjtë mbeten në krye të renditjes me 49 pikë, plotë 7 më shumë se skuadra e Bayern Munich. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

