Lewandowki: Messi do të fitojë për herë të 8-të “Topin e Artë”
Robert Lewandoeski ishte shumë pranë fitimit të Topit të Artë, por trofeu i takoi Leo Messit për herë të shtatë dhe sipas polakut “Pleshti” do të arrijë të fitojë dhe të tetin. Sulmuesi ka dhënë mendimin e tij për “Mundo Deportivo”.
“Mund të ketë një lojtar tjetër që luan për të njëjtin klub, por ka vetëm një Kupë Bote që vendos se kush do të fitojë trofeun e ardhshëm. Leo tani është në krye.
Unë nuk dua që kjo të ndodhë përsëri. Ne kishim shumë dëmtime, por bëmë gabime kundër Bayernit dhe Interit dhe çmimi që paguam ishte eliminimi nga Champions League. Ne e dimë se mund të bëjmë më mirë dhe jam i sigurt për sezonin e ardhshëm”, deklaroi polaku.
KOHA JONË SONDAZH

