FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lewndowski shpërthen për merkaton: Kështu nuk fitojmë as kampionatin

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski është një nga futbollistët e rrallë që i thotë gjërat hapur. Sulmuesi polak është i pakënaqur nga merkato e drejtuesve të kampionëve të Gjermanisë. Para miqësores që bavarezët do të luajnë me Milanin, sulmuesi polak i ka dërguar një mesazh të fortë klubit.

“Është shumë e rëndësishme që klubi të sjellë përforcime dhe ne jemi duke i pritur. Bayern ka nevojë për lojtarë të mëdhenj për të fituar Champions League. Të gjithë e dinë që nuk është një gjë e mirë kur një ekip ka pak lojtarë në dispozicion. Shpresoj që gjërat të ndryshojnë shpejt. Duhet të kemi kompetitivë kudo që do të luajmë edhe në kampionat. Rivalët po përforcohen, ndaj duhet të lëvizim shpejt dhe me emrat e duhur”, tha Lewandowski.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?