Lionel Messi debuton sonte në mbrëmje me PSG
Lionel Messin pas shumë vitesh te Barcelona, tashmë do ta shohim për herë të parë me fanellën e një ekipi tjetër si PSG. Skuadra parisiene do të luajë sfidën për javën e katërt në mbrëmje kundër Reims.
Ekipi nga “Parc des Princes” synon të arrijë fitoren e katërt në po kaq ndeshje, pasi i ka bërë një nisje perfekte deri më tani.
Trajneri i PSG-së, Pochettino tha dje se Neymar, Messi dhe Mbappe me shumë mundësi do të jenë në fushë që nga minuta e parë.
KOHA JONË SONDAZH

