Lippi elozhe për De Ligt: Kurrë nuk kam parë një mbrojtës aq të fortë

Marcello Lippi nuk ka parë kurrë asnjë më të mirë se Matthijs de Ligt në moshën e tij. Ish-trajneri fitues i Kupës së Botës me Italinë ka punuar me disa nga mbrojtësit më të mirë si Franco Baresi, Paolo Maldini dhe Fabio Cannavaro, por ai këmbëngul se asnjë nuk ishte në nivelin De Ligt në moshën 19 vjeç.

 

Talenti i Ajax ka qenë në orbitën e disa skuadrave të mëdha europiane, por ai vendosi që të vijojë karrierën te Juventusi gjatë kësaj vere, teksa pritet vetëm njoftimi zyrtar i transferimit. Lippi këmbëngul se kjo lëvizje do të jetë në të mirë si të De Ligt, ashtu edhe për kampionët e Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë besoj se De Ligt do të jetë blerja më e mirë për Juventusin. Mendoj se ai është shumë i fortë. Është shumë imponues dhe ka inteligjencë të larg, ai i jep ekipit ekuilibër, është teknikisht i fortë dhe gjithashtu shënon shumë gola”, deklaroi fillimisht strategu italian për “Tuttosport”. Më tej Lippi bën një krahasim me disa nga mbrojtësit më të mirë në botë, me të cilët ka punuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk është e nevojshme të bësh krahasime, por kam parë shumë të mëdhenj, si Alessandro Nesta, Franco Baresi, Paolo Maldini, Ciro Ferrara, Fabio Cannavaro dhe Marco Materazzi. Unë kurrë nuk kam parë ndonjë të tillë, në moshën e tij. Juventus me De Ligt do të bëjë një hap të madh përpara në kualitet, duke e vendosur pranë Chiellinit dhe Bonuccit, duke e bërë edhe një ekip më të fortë. Besoj se do të arrijnë disa objektiva, madje dhe Championsin”, u shpreh Lippi. /R.Lika-Koha Jone/

Trajneri fitues i Kupës së Botës grumbulloi lëvdata të mëdha për mbrojtësin 19-vjeçar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?