Lippie jep dorëheqjen nga drejtimi i Kinës pas humbjes ndaj Iranit

Trajneri i njohur Marcelo Lippi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së Kinës. Strategu italian kishte lënë të kuptohej se do të largohej nga kombëtarja kineze e futbollit pas përfundimit të Kupës së Azisë, pavarësisht rezultateve.

Por rrugëtimi i mbyllur para kohe për përfaqësuesen e drejtuar prej tij, ka bërë teknikun italian të japë dorëheqjen e menjëhershme pas humbjes së fundit.

Disfata që Kina pësoi me shifra të thella 3-0 kundër kombëtares së Iranit në fazën çerekfinale, detyroi trajnerin dhe stafin e tij të firmosin largimin. pas dy vjetësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua t’i falenderoj të gjithë pasi fundi i kësaj ndeshjeje korrespondon edhe me fundin e kontratës time me kombëtaren kineze. Ishte një nder për mua të drejtoja ekipin e një vendi të rëndësishëm dhe u mundova të bëj më të mirën duke ndërtuar diçka. I dhuruam 3 gola Iranit në një ndeshje të rëndësishme: tha Marcelo Lipi, kampion bote me Italinë në turneun e zhvilluar në vitin 2006 në Gjermani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?