Liverpool dhe Reali nisin luftën për të rrëmbyer Mbappe-n
Kylian Mbappe me shumë mundësi do të largohet nga PSG verën e vitit të ardhshëm. Sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, Liverpooli po e mbikëqyr situatën e sulmuesit e të njëjtën gjë po bën edhe Florentino Perez.
Klopp më parë ka pranuar se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të arrihej një marrëveshje për sulmuesin. Siç raportohet nga “Daily Mail”, Liverpooli kontaktoi me përfaqësuesin e Mbappe-së në verën e vitit 2017, kur “ylli” i atëhershëm i Monakos po përgatitej të bënte lëvizjen e tij të parë të madhe në skenën europiane.
Liverpool pagoi 65 milionë stërlina për Thiago Alacantaran dhe Diogo Jotan javën e kaluar, por një shpenzim tjetër i madh për Mbappen do të ishte në kundërshtim me strategjinë klubit mbi transferimet.
KOHA JONË SONDAZH

