Liverpooli bën gati ofertën e radhës për Thago Alcantarën

Liverpool nuk heq dorë nga Thiago Alcantara i cili vazhdon të jetë dëshira kryesore në merkato e trajnerit Jurgen Klopp. Edhe pse lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar te bavarezët gjasat që ai të largohet në këtë merkato janë të mëdha.

Mesfushorit spanjoll i përfundon kontrata me kampionët e Evropës në fund të sezonit të ardhshëm dhe gjermanët do detyrohen ta shesin nëse nuk vjen rinovimi, pasi nuk mund ta humbasin 29-vjeçarin me parametra zero.

Liverpool dhe Manchester United janë në garë për Thiagon. Mediat spanjolle raportojnë se lojtari do të kalojë në “Anfield” ditët e fundit të merkatos. Jurgen Klopp e do në skuadër dhe Liverpool po përgatit ofertën finale për klubin bavarez, ofertë që mund të variojë nga 40 deri në 50 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?